Në emisionin “Histori e Patreguar” me Azdren Shalën në Klan Kosova, ku i ftuar ishte Milazim Krasniqi, u diskutua raporti i shqiptarëve me Jugosllavinë komuniste.
Nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitet ’90, shoqëria shqiptare kaloi në disa faza të rëndësishme historike – nga dhuna sistematike e periudhës së Aleksandar Rankoviqit, te hapja e Universitetit të Prishtinës dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1974.
Një temë e veçantë e diskutimit ishin edhe demonstratat e vitit 1981 dhe roli i tyre në zhvillimet politike e shoqërore në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=TOQw65b2BCw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.