Shqipja, Ilirjana dhe Edona mbrëmë kanë diskutuar për banorët e tjerë të shtëpisë që sipas tyre ishin munduar Bucin ta bëjën të dalë keq mbrëmë në ndejën e organizuar nga Vëllai i Madh.
Edona tha se nuk e dëshironte që Bucin ta bënin të dilte nga vetja pasi ishte pak i dehur, të njëjtën gjë e tha edhe Ilirjana.
Kurse Shqipja foli edhe për Santianën për të cilën tha se nuk është duke pasë lojë më prej kur i ka prishur raportet me Bucin.
“Santiana të është ngjitur ty kohëve të fundit se e di që je në “on top”, e di si është puna për mua duhet të dalin jashtë ata që nuk kanë lojë, ajo është varë nga loja e Bucit”, ka thënë Shqipja. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=cNo8BY-xXwo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.