Lajmet e fundit

Banorët sonte i ka pritur një mbrëmje plotë sfida nga Vëllai i Madh.
Ata janë pyetur se a janë gati për të luajtur dhe kërcyer.
“Animatorë profesionistë ju presin në oborr pasi do të ndaheni në dy skuadra, do të sfidoni njëri-tjetrin. Si gjithmonë fituesit kanë privilegje, tregoni më të mirën tuaj dhe suksese”.
“Skuadra e parë janë Santiana, Edona, Ylli, Ilirjana, Mirdoni, Alby, Blero, Besi dhe Azemi. Skuadra e dytë janë Gania, Miss Rose, Kaderi, Lumbardhi, Ardi, Shqipja, Blerando, Alba, Adri dhe Lindita”, thuhej në zarfin e bardhë që e lexoi Shqipja./Klankosova.tv