Lajmet e fundit

Ansambli i Komunitetit Shqiptar në Illinois, në bashkëpunim me ekipin e Chicago Bulls mundësuan që këngë e valle shqipe të prezantoheshin para publikit në një ndeshje të këtij niveli. Shumë nga tifozët shqiptarë kishin ardhur të veshur me simbolet kombëtare dhe flamujt kuq e zi, duke krijuar një prezencë të dukshme dhe të zjarrtë në çdo pjesë të palestrës. Për rreth 12 minuta, ansambli shqiptar performoi, duke dhuruar spektakël në skenën e madhe të basketbollit para fillimit të përballjes së madhe. Jo vetëm që muzika dhe vallja krijuan një atmosferë festive, por ajo gjithashtu shërbeu si një përkujtim i lidhjes së komunitetit shqiptar me sportin dhe kulturën në diasporë. Organizatorët e ndeshjes dhe vetë ekipi i Bulls përshëndetën këtë prezencë të veçantë, duke e përshkruar si një moment të bukur dhe të paharrueshme të këtij sezoni në United Center, edhe pse shënuan humbje me rezultat 126-145.Albanian folk dances were performed before the NBA game between the Chicago Bulls and the Indiana Pacers. ???? pic.twitter.com/mbtYQTP4qB
— Admirim (@admirim) April 2, 2026