Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u prit në Maltë nga Princi Fra’ John T. Dunlap.
Begaj tha se sot mbushen 30 vjet nga marrëdhëniet diplomatike me Urdhrin Sovran të Maltës, njofton Klankosova.tv.
Ndër të tjera i pari i vendit thotë se Shqipëria është e përkushtuar për të thelluar në diplomacinë humanitare dhe dialogun ndërfetar për paqe.
“Sot, 30 vjet marrëdhënie diplomatike me Urdhrin Sovran të Maltës. Faleminderit për mikpritjen Lartësisë së Tij, Princit dhe Mjeshtrit të Madh, Fra’ John T. Dunlap!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
“Shqipëria është e përkushtuar për të thelluar partneritetin tonë në diplomacinë humanitare dhe dialogun ndërfetar për paqe. Për shumë vite të tjera miqësie dhe prosperiteti!”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.