Kombëtarja Shqiptare sot do të përballet kundër Serbisë në Leskoc, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Sfida e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, për nga pesha në renditje konsiderohet si një “finale” për vendin e dytë, pozicion që siguron një biletë për në fazën play-off të Botërorit. Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur, transmeton Klankosova.tv.
Kjo përballje është klasifikuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar dy oficerë sigurie në Serbi. Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje, ndërsa të gjithë 6 mijë e 500 tifozët që do jenë në stadium janë me ftesa të përzgjedhura, përfshirë të rinj nga akademitë e futbollit.
Ndryshe, ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë mund ta ndiqni direkt në Klan Kosova.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.