Lajmet e fundit
Kompanitë e basteve në Shqipëri favorizojnë Danimarkën për përballjen e së premtes.

Megjithëse të dy kombëtaret, Danimarka dhe Shqipëria, kanë pikë të barabarta, nga dhjetë, kompanitë e basteve në Shqipëri favorizojnë kombëtaren nordike, për ndeshjen e së premtes mbrëma.
Danimarka pret Shqipërinë në xhiron e radhës për kualifikimet në Europianin “Franca 2016”.
Shqipëria është e dyta me pikë të barabarta me Danimarkën që renditet e treta. Kjo pritet të jetë ndeshja që vendosë, ose së paku i hap rrugë fituesit, atë që do ta ketë mundësinë më të madhe për t’u kualifikuar në Europian.
Kuotat e kompanive të basteve:
1 X 2
Eurolloto - 1,77 3,4 4,5
Eccobet - 1,85 3,25 4,25
Bet365 - 1,73 3,6 6
Xhoilloto - 1,85 3,6 4,9