Lajmet e fundit
Kombëtarja e Shqipërisë ka një brez të artë futbollistësh, të cilët forcën e kanë te loja e grupit.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të jetë në vazon e tretë për eliminatoret e Botërorit të Rusisë.
Fitorja ndaj Francës automatikisht e ka nxjerrë Shqipërinë sipër të gjithë skuadrave të tjera dhe si asnjëherë tjetër në histori do ta nis shortin nga kjo vazo.
Kapërcimi nga shorti i fundit prej dy vazosh nga ajo e pesta në vazon e tretë duket se çmend të gjithë, duke filluar nga staticienët botërorë, që nuk e kishin planifikuar një kalim të Shqipërisë në vazon e tretë, shkruan shekulli.com.al.
Me vendin e tretë dhe “playoff” të sigurt drejt Francë 2016, të besuarit e De Biazit po thyejnë çdo barrierë që deri dje as mendohej se mund t’i afroheshin.
Katër ndeshje nga fundi i eliminatoreve te Europianit, çdo rezultat i mundshëm deri atje nuk e rrezikon më vazon e tretë drejt edicionit të 21 për Kupën e Botës që luhet në Rusi.
Ishullorët e Skocisë dhe Irlandës së Veriut, Greqia, Serbia, Ukrahina, Hungari janë në vazo të njëjtë me Shqipërinë.