Shqipëria po përjeton një moment të rëndësishëm në historinë e saj në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë zyrtarisht ftesë për të qenë pjesë e bordit të paqes për administrimin e Gazës, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, njohësi i Lindjes së Mesme, Avni Çakmaku në Klan Kosova se nuk dihet saktësisht se cili është roli i këtij bordi.
“Prej këndvështrimit tim, kjo problematikë e Gazës prej një të drejte substanciale të një populli për të pasur mundësi që të qeveriset vet, Trumpi e ka kthyer në një shoqëri aksionare, në të cilën e ka dekretuar veten si person kyç dhe vendimmarrja e tij është ajo që përcakton rrjedhjen e kësaj ngjarje”, tha ai në emisionin “Kosova Today”.
https://www.youtube.com/watch?v=kzLyB1XIXF4
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.