Qeveria e Shqipërisë ka marrë konfirmimin zyrtar nga Pfizer sa i përket sigurimit të vaksinës kundër COVID-19.
Shqipëri ka arritur që të sigurojë 500 mijë doza të kësaj vaksine, njofton Klan Kosova
Dhënia e këtij lajmit të mirë për qytetarët e Shqipërisë, u bë pikërisht në ditën e parë të vitit 2021, mbase vitit të shpresës dhe shpëtimit nga pandemia.
“10 mijë e 750 dozat e para do të vijnë në fillim të javës së tretë të janarit, 30 mijë 250 doza të tjera do të vijnë në shkurt, e tjerat me radhë”, deklaroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Megjithatë, Shqipëria sasitë e siguruara nuk do t'i shfrytëzoi vetëm për vete, një pjesë të tyre do ti ndajë edhe për mantel-bardhët kosovarë.
“I kam kërkuar Ministres së Shëndetësisë që të komunikoj menjëherë me homologun në Kosovë për të mundur të vendosim sasinë e mundshme për personelin e spitalit COVID të Prishtinës”, tha kryeministri Rama.
Komunikimi ndërmjet dy homologëve shëndetësorë veç se ka ndodhur siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Kutojmë se 1 mijë e 900 profesionistë shëndetësorë nga shërbimi spitalor janë të kyçur direkt në luftën me koronavirusin.
https://www.youtube.com/watch?v=IlsiiDbtLV4&feature=youtu.be
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.