Lajmet e fundit

Shqipëria e ka mposhtur Maqedoninë me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë kualifikuese për Rusia 2018.
Një gol i vonë i Bekim Balajt ishte vendimtar për skuadrën e drejtuar nga Gianni De Biasi, që deri në ato momente barazonte 1:1.
Pesëmbëdhjetë minutat e vazhduar i dhanë Shqipërisë tre pikë, pas 75 minutave të zhvilluar të hënën, në një ndeshje që u ndërpre për shkak të shiut.