Lajmet e fundit

“Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar. Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka”, tha ai në një letër, shkruan Euronews.al.
Janë 37 deputetë të PS-së ata që e kanë propozuar Bajram Begajn si kandidatin e mazhorancës për president të Shqipërisë.
Nënshkrimet u morën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së të thirrur nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e së shtunës dhe iu dërguan Kuvendit siç parashikon ligji.