Lajmet e fundit

Futbollistët e përfaqësueses së Shqipërisë iu janë nënshtruar, edhe një herë tjetër, testeve antidoping.
Të enjten, përfaqësues të UEFA-së kanë zgjedhur 10 futbollistë nga i gjithë grupi, për t'i kryer këto teste.
Ata që u thirrën për të kryer testet antidoping ishin Andi Lila, Frederik Vesli, Migjen Basha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.
Teste të ngjashme kanë kryer edhe gjatë përgatitjeve në Austri, por atëherë UEFA pati zgjedhur tetë futbollistë tjerë.