Presidenti i Shqipërisë ka përshëndetur vendimin për hapjen e grupkapitullit të gjashtë të negociatave me Bashkimin Evropian.
Ai është shprehur se ky vendim konfirmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, përcjell Klankosova.tv.
“Ne e mirëpresim hapjen e negociatave për grupkapitullin e gjashtë. Vendimi i sotëm konfirmon përparimin solid të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në të ardhmen e afërt”, ka shkruar ai në “X”.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.