Plotë tre gola janë shënuar në miqësoren që u zhvillua në "Elbasan Arena".
Ky takim i takoi Shqipërisë me rezultat 2:1.
Llogarinë e hapi sulmuesi Bekim Balaj, në minutën e 30-të.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.
Edhe në fraksionin e dytë ndeshja u dominua nga "Kuq e zinjtë".
Djelmoshat e Edi Rejas, shënuan edhe njëherë me Myrto Uzunin.
E "Dardanët" arritën megjithatë ta realizojnë golin e nderit.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, që shënoi nga pika e bardhë që e fitoi edhe vet.
Sot Kosova u drejtua nga zëvendëstrajneri Muharrem Sahiti, pasi Bernard Challandes është infektuar me COVID-19.
"Kaltër e verdhët" do të zhvillojnë edhe dy takime në kuadër Ligës së Kombeve, me Slloveninë dhe Moldavinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.