Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria sonte luan kundër Letonisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë në këtë përballje zbresin në fushë me fanellat e bardha ‘AL’.
Herën e fundit, me të bardhat, Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, transmeton Klankosova.tv
Shpresojmë që ky fat ta përcjellë edhe sonte, si e vetmja alternativë për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Botëror.
Këtë ballafaqim mund ta ndiqni nga ora 20:45 në Klan Kosova dhe në kanalin Sport1 të platformës më të madhe në vend, Artmotion./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.