Lajmet e fundit
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka zënë pozitën e 51-të në ranglistën e publikuar nga FIFA.

Kuqezinjtë kanë shënuar progres duke u ngjitur për gjashtë pozita në krahasim me ranglistën e muajit të kaluar.
Por kjo nuk është pozita më e mirë që ka zënë Shqipëria ndonjëherë, pasi në muajt qershor dhe korrik të vitit 2014 ishte e vendosur në pozitën 37 dhe 38.
Ky lajm i ka paraprirë vendimit të datës 12 qershor që do të marrë Kombëtarja e Shqipërisë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës për ndeshjen me Serbinë të zhvilluar në Beograd me datën 14 tetor 2014.