Lajmet e fundit

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, numri i infektimeve me COVID-19 ka zbritur në nivelin e ditëve të para të fillimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, kur Shqipëria kaloi në karantinë totale.
E derisa numri i rasteve të reja regjistron shifra shumë të ulta, e kundërta ndodh me rastet e shëruara, të cilat janë trefish më të larta.
Aktualisht në Shqipëri rastet e të infektuarve aktivë me COVID-19 kanë zbritur në afro 350 të tillë dhe janë të shpërndara në 11 qarqe të vendit.
Ndërsa, të shtruarit në spital janë nga tre qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 3 përqind e të infektuarve aktivë kanë nevojë për shërbim spitalor.
Ndryshe, ekspertët kanë parashikuar një verë të qetë, ndërsa janë nën monitorim edhe të variantit BA2 i cili pritet të jetë dominant në Shqipëri brenda pak javësh./Klantv