Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka thënë se i dënojnë sulmet ruse ndaj Ukrainës që kanë ndodhur të hënën.
"Sulmet e Rusisë kundër popullatës civile në një numër qytetesh ukrainase, duke përfshirë Kievin, janë një akt i qartë terrorizmi", ka shkruar Xhaçka në rrjetin social Twitter, transmeton KlanKosova.tv.
"Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar Rusinë në rezistencën heroike të Ukrainës. As këtë herë nuk do të ndodhë. Ne qëndrojmë kundër agresionit".