Lajmet e fundit

Qeveria e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që të dëmshpërblejë ish të dënuarit politik nga sistemi komunist.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, tha se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Ai tha se qeveria do të vijojë të mbështesë ish të përndjekurit politikë edhe me vendime të tjera, sapo të shqyrtojë dosjet e mbetura, raporton Abcnews, transmeton Klankosova.tv.
Ministri, deklaroi se subjektete të vendimit janë jo vetëm ata që e kanë vuajtur vetë dënimin por, edhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur, tha Manja.