Sonte me fillim nga ora 20:45, kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
"Kuqezinjtë" do të jenë nikoqir të Andorrës në "Arena Kombëtare", njofton Klankosova.tv
Kjo sfidë do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Loja komentohet nga Naim Selmani.
Në ndeshjen e parë kualifikuese, skuadra e drejtuar nga Sylvinho pësoi në "Wembley" 2:0 nga Anglia/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.