Sot, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore një 42-vjeçar, banues në Shkozë, i cili dyshohet se është therur me thikë në këmbë.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar, shkruan Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.