Është shtuar fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të festave të fundvitit.
Brenda 24 orëve të fundit, nga Greqia kanë hyrë 5 mijë e 518 emigrantë, ndërsa 2 mijë e 185 qytetarë kanë udhëtuar drejt vendit fqinj.
Pritja e emigrantëve që po kthehen në Shqipëri gjatë kësaj të shtune ka zgjatur katër orë në token greke për të kryer procedurat, kjo për shkak se policia kufitare e vendit fqinj është duke punuar vetëm me 3 sportele edhe pse fluksi rritet orë pas ore.
I lartë vazhdon të mbetet edhe numri i veturave që presin të dalin nga toka shqiptare, ku policia kufitare ka hapur 6 sportele dhe po menaxhon fluksin pa vonesa, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me shtimin e udhëtarëve në këto prag festash, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Ai tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologët e tij në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut me qëllim shtimin e sporteleve për të shmangur radhët e gjata.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.