Lajmet e fundit
Dy kombëtaret, ndeshja e parë mes të cilave pati rezultuar me dhunë, do të përballen në "Elbasan Arena".

Ndeshja e kthimit Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në stadiumin e rindërtuar të Shkodrës, "Loro Boriçi", por në "Elbasan Arena".
Kjo pasi UEFA ka vendosur që të mos lejojë zhvillimin e ndeshjes në një stadium të patestuar më parë.
Është ky një lajm i keq për të gjithë shqiptarët, sepse pritej që ndeshja të luhej në ambientet e reja.