Një 51-vjeçar në Fierit është arrestuar nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Sipas euronews.al, gruaja e dhunuar ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, pas dhunës së ushtruar më herët ndaj saj, transmeton Klankosova.tv.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Ndërkohë edhe në Patos është denoncuar një rast dhune ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj.
Policia e ka shpallur në kërkim autorin 46-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.