Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, H. S.
Prangosja e tij është bërë pas dyshimeve për veprën penale “Dhuna në familje”,.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila denoncoi ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura.
“Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë me interes për hetimin.”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar dhe materialet procedural i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.