Ka ndërruar jetë 24-vjeçarja, e cila mbeti e lënduar rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.
Ajo vdiq sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.
24-vjeçarja qëndroi në koma për pesë ditë, ndërsa bashkë me të mbetën të plagosur edhe tre anëtarë tjerë të familjes.
44-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, rezultoi se ka qenë i dehur kur po drejtonte automjetin, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.