Rreth orës 21:10 të mbrëmjes së të dielës, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së një banori është hedhur një sasi e vogël e lëndës plasëse.
Lidhur me rastin nuk është lënduar askush, ndërsa policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.