Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 942 raste të reja.
Gjithashtu, në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 832 pacientë teksa janë bërë 5 mijë e 723 testime ditore, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 160 mijë e 365 raste pozitive, janë shëruar 144 mijë e 954 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 563 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 12 mijë e 848 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.