Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ilir Proda, nga Këshilli i Ministrave ka ardhur një reagim edhe nga opozita.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit.
Mes rreshtave, duke e quajtur si “Policia e Narkoshtetit”, për Nokën kjo strukturë tashmë do të ketë në krye të saj një person të zgjedhur drejtpërdrejt “nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizuar, Ergys Agasi”. /euronews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.