Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me Andorrën në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për në botërorin “Katar 2022”.
Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.
Shqipëria gjendet në grupin I, me 15 pikë të grumbulluara nga nëntë ndeshje, teksa gjasat për kualifikim i ka të humbura, por do të synojë fitoren në mënyrë që të ruajë vendin e tretë.
Takimi do të luhet pa praninë e spektatorëve, pasi Shqipëria është dënuar nga FIFA për të luajtur sot me dyer të mbyllura, pasi do të vuajë sjelljen e tifozëve në ndeshjen me Poloninë.
Formacionet zyrtare:
https://twitter.com/FSHForg/status/1460319122970091525