Lajmet e fundit

Të gjithë duam të jemi të lumtur gjatë gjithë kohës, mirëpo, fatkeqësisht, kjo nuk ndodhë, për shkak se ne e kërkojmë lumturinë tërë kohën dhe ajo gjithmonë na shpëton nga duart.
Ne jemi qenie që zhvillojmë shprehi, dhe shpesh stagnojmë në një fazë të jetës dhe refuzojmë që t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në jetë të cilat do na e sillnin lumturinë të cilën e kërkojmë.
Jo të gjitha shprehitë tona janë të këqija, por nganjëherë ne duhet t’i rishikojmë sjelljet tona dhe të vendosim nëse duhet të bëjmë ndryshime, nëse ato nuk na i sjellin rezultatet që i duam.
Disa nga arsyet se pse jeni të palumtur janë këto:
Nuk lëvizni nga rehatia e jetës tuaj
Jeta ka të bëj me të jetuarit dhe të mësuarit. Kur ndaloni së mësuari, ju nuk rriteni më dhe kështu s’do të jetoni një jetë kuptimplote. Duhet të jeni të përgatitur që të dilni nga zona e komfortit dhe territori familjar në mënyrë që të bëheni ata që doni të bëheni.
U rezistoni ndryshimeve në jetë
Nuk ka asgjë më të dhimbshme se sa kur i rezistoni jetës dhe ndryshimeve që ajo sjellë. Ndryshimi s’vjen kurrë pa dhimbje, mirëpo s’ka asgjë më të dhimbshme se sa të mbeteni aty ku jeni përgjatë gjithë pjesës së jetës tuaj.
T’i lejoni të tjerët të vendosin për ty
Mbyllini veshët për të gjitha komentet dekurajuese dhe negativitetin që vjen nga njerëzit që s’mërziten fort për ty. Ti e njeh veten dhe të gjitha planet që i ke në jetë duhet t’i realizosh dhe s’duhet ta lejosh aski që të ju diskurajojë.
Krahasimi i jetës tuaj me të tjerët
Ju mund të shpenzoni shumë energji duke e analizuar e duke u fokusuar në jetën e të tjerëve përderisa ata e ndërtojnë jetën e tyre, dhe ta neglizhoni tuajën. Mos rrini ulur duke admiruar suksesin e të tjerëve përderisa ëndrrat e tua shkatërrohen.
Fokusimi i tepërt në probleme
Duhet ta ndryshoni mënyrën se si i shihni vështirësitë në jetën duaj. Shpesh herë sfidat që i keni në jetë s’janë probleme. Shikojini problemet vetëm si ndërhyrje të vogla në jetën tuaj. Ju e keni nën kontrollin tuaj mendjen tuaj dhe mënyrën se si i shihni gjërat.