Lajmet e fundit

Njerëzit e palumtur, ndjenjën e tyre e manifestojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë.
Sipas revistës amerikane Psychology Today, ku studiuesja e Universitetit të Kalifornisë Sonja Lyubomirsky ka thënë se: “40% e lumturisë tonë fshihet brenda kapacitetit tonë për të ndryshuar”.
Ka me biliona njerëz në planetin tonë që janë të palumtur.
Dallimi në mes një jete të lumtur dhe asaj të palumtur është se sa gjatë qëndrojmë të palumtur.
Ja disa nga shprehitë e njerëzve që s’janë të lumtur:
Automatikisht mendojnë se jeta është e vështirë
Njerëzit e palumtur e dinë se jeta mund të jetë e vështirë mirëpo ata që janë të palumtur tërë fajin dhe përgjegjësinë e lënë te vetja.
Mendojnë se shumicës së njerëzve s’mund t’iu besohet
Shumica e njerëzve të palumtur janë mosbesues karshi individëve që takojnë për të cilët supozojnë se s’janë aspak të besueshëm. Fatkeqësisht, kjo lloj sjellje ua mbyllë dyert atyre një nga një.
E krahasojnë veten me të tjerët dhe janë xhelozë
Njerëzit që s’janë të lumtur besojnë se fati i mirë që kanë të tjerët është i vjedhur nga fati i tyre. Ata besojnë se në botë s’ka shumë mirësi dhe se gjërat e mira u ndodhin vetëm të tjerëve. Vazhdimisht krahasohen me të tjerët dhe i xhelozojnë ata.
Koncentrohen në gjërat e gabuara
Ka shumë gjëra që shkojnë gabim në këtë botë, kjo s’ka dyshim, mirëpo njerëzit e palumtur kanë tendencën që në jetën e tyre t’i shohin vetëm ato që janë gabim dhe asnjëherë gjërat e bukura.
Janë të mbushur me ankesa
Njerëzit e palumtur pëlqejnë të jetojnë në të kaluarën. Se çfarë u ka ndodhur në jetë dhe vështirësitë e tyre, janë çështjet kryesore që ata i diskutojnë, duke mos munguar kurrë ankesat për jetën e tyre.