Lajmet e fundit

Lumturia vjen në forma aq të ndryshme saqë është e vështirë të definohet.
Kurse, palumturia në anën tjetër, është shumë më e lehtë që të definohet. E njeh kur e sheh dhe definitivisht e ndjeni nëse ajo ju prekë.
Edhe psikologo Lewis Terman, thoshte se të jetuarit me njerëz të palumtur, shoqërohet me shëndet të dobët dhe jetë të shkurtër.
Lumturia s’ka të bëjë shumë me rrethanat e jetës ashtu dic mendohet. Në një studim të Universitetit të Illinois në Amerikë, thuhet se njerëzit e pasur janë vetëm pak më të lumtur se sa të tjerët që punojnë për ta.
Rrethanat e jetës s’janë shumë të rëndësishme për arritjen e lumturisë, për shkak se ajo është nën kontrollin tuaj, thonë psikologët e Universitetit të Kalifornisë shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
“Kushtetuta ua jep të drejtën për të qenë të lumtur. Mirëpo lumturinë duhet ta kapni vetë”, kishte thënë Presidenti i Amerikës, Benjamin Franklin.
Kur njerëzit janë të palumtur, është e vështirë të jesh me ta. Palumturia i largon njerëzit, krijon një rreth vicioz që i mban larg nga të gjitha të arriturat që ata janë të aftë t’i bëjnë.
Ja disa nga shprehitë e njerëzve të palumtur
Të priturit për të ardhmen
T’i thuash vetes “do të jem i/e lumtur kur...” është njëra ndër shprehitë më të shprehura të të qenit të palumtur.
Të qëndruarit në shtëpi
Kur jeni të palumtur, është e zakonshme të filloni t’i shmangni njerëzit.
E shohin veten si viktimë
Janë pesimistë
Ankohen shumë