Lajmet e fundit

"Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur. Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar krijimin e habitateve natyrore si të ‘Bjeshkëve të Nemuna’ dhe ‘Malet e Sharrit’ që ofrojnë vendstrehim për shumë lloje të shpendëve".
"Deri më sot janë vrojtuar 148 lloje, por mendohet të ketë mbi 200 lloje. Mbrojtja e tyre ka karakter internacional, për këtë arsye ‘Bjeshkët e Nemuna’ janë të evidencuara në listat ndërkombëtare si IBA rajon (Important Bird Area). Posta e Kosovës përmes këtyre dy pullave postare me pamje të zogjve më karakteristik të Kosovës, prezanton para botës bukuritë natyrore të faunës, si dhe promovon shtetësinë së saj", thuhet në njoftimin e postës.
klankosova.tv