Ekipi i të rinjve i mundjes i ka shpëtuar tërmetit në Turqi.
Ata tashmë janë kthyer në Kosovë.
Kështu bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Ekipi ynë ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KOK përcjell Klankosova.tv
Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun "12 February", ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar.
Tërmeti i shkallës 7.8 ballë e ka goditur Turqinë dhe Sirinë orët e para të së hënës.
Si pasojë e këtij tërmeti kanë vdekur mbi 7 mijë persona/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.