Lajmet e fundit

Dy shtetas kinezë janë vrarë dhe të paktën 10 persona janë plagosur pas një sulmi të dyshuar vetëvrasës pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jinnah në Karaçi, Pakistan të dielën mbrëma.
Një trup i tretë, ende i paidentifikuar zyrtarisht, mendohet të jetë ai i sulmuesit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ambasada kineze në Pakistan tha se shpërthimi ishte një "sulm terrorist" që synonte një kolonë inxhinierësh kinezë që punonin në një projekt energjetik në provincën Sindh të vendit.
Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (BLA), e cila vitet e fundit ka kryer sulme ndaj shtetasve kinezë të përfshirë në projekte zhvillimi, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.