Lajmet e fundit

Një shpërthim i madh i gazit në Nairobi të Kenisë, ka vrarë tre veta dhe mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Shpërthimi i cisternës ndodhi në distriktin e Embakasit rreth orës 23:30, duke “ndezur një top të madh zjarri”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, raporton BBC.
Shtëpi, biznese dhe vetura janë dëmtuar. Zona është rrethuar dhe një hetim është duke u kryer rreth shkaktarit të ekspolidmit.
Një fëmijë është në mesin e të vdekurve, sipas Wesley Kimeto, shef i policisë në Embakasi, i cili ka shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.
271 persona janë dërguar në spital, sipas autoriteteve, ku në mesin e tyre janë 25 fëmijë.