Autoritetet ruse kanë thënë se kanë ndaluar një person, të cilin e përshkruajtën si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase”, në lidhje me një shpërthim në një makinë që vrau gjeneralin rus, Yaroslav Moskalik të premten.
Siç shkruan CNN, i dyshuari thuhet se bleu makinën që shpërtheu në Balashikha, teksa kombësia e të dyshuarit është e paqartë, tha Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë – FSB.
FSB-ja gjithashtu akuzoi të arrestuarin për vendosjen e një pajisjeje shpërthyese në makinë, por sipas tyre, atë e aktivizoi Ukraina.
Moskalik u vra në të njëjtën ditë kur i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin për të diskutuar përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Pas takimit tre-orësh, Presidenti i ShBA-së Donald Trump fillimisht shprehu optimizëm se të dyja palët ishin "shumë afër një marrëveshjeje", por sot ai tha se është në dyshim nëse Putini po do marrëveshje paqeje, menjëherë pas takimit që pati me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyun, në Vatikan.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.