Lajmet e fundit

35 persona kanë vdekur gjatë vitit të kaluar si pasojë e shpërthimit të fruthit nëpër Evropë, kanë deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH-ja ka përshkruar këto vdekje – të cilat mund të parandalohen përmes vaksinimit – si një tragjedi e papranueshme.
Një gjashtëvjeçar nga Italia ishte viktima e fundit.
Më shumë se 3,300 raste të fruthit janë regjistruar në këtë vend.
Ndërsa vendi me më së shumti fatalitete është Rumania, ku janë regjistruar 31 persona të vdekur.
Fruthi është jashtëzakonisht infektues megjithatë në qoftë se vaksinohet 95% e popullsisë, mund të parandalohet.
Besimi se vaksinimi i fëmijëve lidhet me autizmin është një nga faktorët e përhapjes së fruthit, edhe pse kjo teori është hedhur poshtë nga mjekët.