Lajmet e fundit

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një ndërtesë në Tiranë mëngjesin e së mërkurës.
Policia tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit R.P., 60 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë që ndodhet poshtë banesës, shkruan Euronews.al.
Në ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.