Lajmet e fundit

BBC raporton se në Irak ka ndodhur një shpërthim i madh në një bazë ushtarake që strehon forcat pro – iraniane.
Nga ky shpërthim ka mbetur një i vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, raporton BBC, përcjell klankosova.tv
Burimet e sigurisë në Irak kanë thënë se ende se nuk e dinë kush mund të ketë qenë pas kësaj.
Ky shpërthim vjen në një kohë alarmi të shtuar në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi konfrontimi i gjatë midis Izraelit dhe Iranit ka kaluar në një fazë të re.