Dy vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Veton Elshani, zëvendësdrejtor rajonal i policisë për veriun.
Elshani bëri të ditur se nga ky rast nuk ka të lënduar.
"Rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin", tha ai për Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.