Në Sllakoc të Vushtrrisë, si pasojë e përçuesve të rrymës ka shpërthyer zjarr.
Ankuesi, ka raportuar në polici se nga zjarri është djegur një restorant prej drurit, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se si pasojë e përçuesve te rrymës ka shpërthyer një zjarr ku si pasojë është djegur restoranti prej drurit. Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.