Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh,, ku dyshohet se në murin e jashtëm rrethues të banesës së shtetases S. I është vendosur lëndë plasëse, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.