Një gyp uji ka shpërthyer te Lagjja e Spitalit në Prishtinë.
Kështu kanë bërë të ditur banorë të kësaj lagje për Klankosova.tv, të cilët edhe kanë dërguar pamje.
Ata janë ankuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë problem, ani pse sipas tyre, ankesë kanë paraqitur.
Lexues të Klankosova.tv thënë se nga KRU “Prishtina” kanë marrë premtime për raportimin e problemit, por sipas tyre, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
https://www.youtube.com/shorts/Pgd1HpLs5EY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.