Lajmet e fundit

Një cisternë kamioni që mbante një sasi prej 34 mijë litrash të karburantit pa plumb, shpërtheu në zjarr, duke përfshirë urën e quajtur I-75, në qendër të një qyteti në Michingan rreth orës 08:45 të mëngjesit.
Zjarri siç shihet në video, nuk ndalet porse rritet duke krijuar shtëllunga të gjera të tymit të zi.
Nga policia e Michinganit, raportohet se shoferi i kamionit të ‘’Petroleum’’ i ka shpëtuar aksidentit dhe se nga kjo ngjarje nuk pati viktima, ndërkohë që shpërthimi ndodhi mbi urën e mbikalimit para ndërtesës ‘’Crain Communications’’ dhe u soll nën kontroll nga ekipet e zjarrit brenda një ore.
[video width="720" height="1280" mp4="http://klankosova.tv/wp-content/uploads/2015/05/Kamiona_Zjarri.mp4"][/video]