Lajmet e fundit

Dy persona kanë vdekur pasi goma e një Boeing 757 shpërtheu teksa po ndërrohej.
Një punonjës i Delta Air Lines, operator i avionit dhe një kontraktor u vranë në zonën e mirëmbajtjes së Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta pak pas orës 5 të mëngjesit të së martës, transmeton klankosova.tv.
Një person i tretë mësohet se ka pësuar lëndime të rënda.
Është fatkeqësia më e fundit për prodhuesin e aeroplanëve Boeing, i cili tashmë po përballet me akuza serioze për sigurinë dhe kontrollet e cilësisë.
Delta sipas The Telegraph, tha në një deklaratë se ishte "zemërthyer për humbjen e dy anëtarëve të ekipit dhe plagosjen e një tjetri pas një incidenti këtë mëngjes në objektin e mirëmbajtjes së operacioneve teknike në Atlanta".
Linja ajrore shtoi se “Ne kemi dhënë mbështetjen tonë të plotë për anëtarët e familjes dhe kolegët gjatë kësaj kohe tepër të vështirë''.
''Familja Delta është mirënjohëse për veprimin e shpejtë të reaguesve të parë dhe ekipeve mjekësore në vend. Tani po punojmë me autoritetet lokale dhe po kryejmë një hetim të plotë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur''