Lajmet e fundit

Një shpërthim i një cisterne karburanti në Nigerinë Veriore, që ndodhi të martën mbrëma sipas kohës lokale, ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 153, me 100 të tjerë të plagosur, tha policia për CNN.
Shpërthimi erdhi pasi automjeti u përplas për pompe ndërsa vendasit po përpiqeshin të merrnin karburantin, transmeton Klankosova.tv.
“Shoferi humbi kontrollin dhe cisterna u rrokullis dhe derdhi karburant në një kanal kullues”, tha zëdhënësi i policisë së Jigawa, Shiisu Lawan Adam.
“Si rezultat, banorët nxituan për të marrë karburantin kur ndodhi shpërthimi”.
Një varrim masiv u mbajt të mërkurën pasdite për disa nga viktimat, tha Adam.
Shpërthimet e cisternave të karburantit nuk janë të pazakonta në vendin më të populluar të Afrikës, ku furnizimet me naftë bëhen shpesh në rrugë. /Klankosova.tv