Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në Gjirokastër.
Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 13:30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit bombola që shpërtheu ka rënë nga lartësia e tarracës e ka përfunduar në trotuarin poshtë pallatit, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.